BeH demanton Serbinë – Armatimi nuk është nga Tuzlla, por janë prodhuar në fabrikat serbe

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiq, ka mohuar pretendimet se armët e përdorura në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë janë blerë në Tuzëll dhe i ka quajtur ato "pretendime të rreme". Ai ka theksuar se nuk ka prova që mbështesin këto pretendime

Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiq, mohoi se armët e përdorura në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë janë blerë në Tuzëll, ndërkohë që i quajti pretendime të rreme dhe tha se nuk mund të mbështeten me asnjë provë.

“E kuptoj që Serbia ditëve të fundit ka qenë e ekspozuar ndaj presionit dhe dënimit të madh nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të marrë përgjegjësinë për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që nxitën konfliktin e armatosur në veri të Kosovës ta kërkojë nga kjo anë e kufirit. Fatkeqësisht, shërbimet serbe të inteligjencës dhe udhëheqja e saj politike hartuan një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë për sulmin terrorist në vendin fqinj, në Bosnje dhe Hercegovinë. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime adekuate, të shpejta, të sakta e të bazuara në fakte. Sërish na kanë nënvlerësuar”, ka thënë Nikshiq.

Ai tha se armët e gjetura nga Policia e Kosovës “nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë” dhe se Policia e Kosovës publikisht ka nxjerrë në pah numrat serikë të predhave të mortajave dhe të llojeve të tjera të municionit që janë “prodhuar në fabrikat serbe ‘Sloboda’ dhe ‘Krušik'”.

“Natyrisht, të gjitha informacionet objektive thonë se shërbimet serbe kanë publikuar informacione të rreme. Ata rillogaritën apo mendonin se kjo do të kalonte pa reagim. I bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush janë ata në të vërtetë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, autoritetet serbe pretendonin se armatimi i përdoruar në sulmin terrorist në Banjskë ishte blerë në Tuzllë të Bosnjë e Hercegovinës, derisa Policia e Kosovës tha se ato u prodhuan në Serbi.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika