Bëhen dy vjet prej se Jakup Krasniqi mbahet në paraburgim në Hagë

Të premten bëhen 2 vjet qëkur ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbahet në paraburgim në Hagë

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi





Të premten e 4 nëntorit bëhen 2 vjet qëkur ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Gjykatën e Hagës.

Këtë e ka bërë të ditur vajza e Krasniqit përmes një postimi në Facebook, e cila i ka dedikuar një shkrim emocional.

Ajo ka thënë se Krasniqi ia ka dhuruar Kosovës shumë vite në burgjet jugosllave e vite tjera luftë kundër okupatorit serb.

“Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb”.

Ndryshe, sot (e premte) në Dhomat e Specializuara, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Konferenca do të fillojë nga ora 13:30.

“Prokurori K. Thaçit dhe të tjerëve – konferencë për ecurinë e çështjes 13:30”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje.

Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të premten, mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika