Bejta: Nuk ka matematikë që e zgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Bejta tha se kryeministri Albin Kurti është “njohës i shkëlqyeshëm i matematikës politike”, por sipas tij, numrat në Kuvend nuk janë në favor të zgjedhjes së Osmanit.

“Albin Kurti është njohës i shkëlqyeshëm i matematikës politike. Nuk ka matematikë për momentin që e zgjedh Vjosa Osmanin presidente të shtetit. Nuk ka. E ka thënë shumë qartë. Dy është për një është pak. Me mungu ose mos me votu. Unë konsideroj që Albin ka llogaritur shumë bukur. Me ketë opozit nuk ka mundësi kurrsesi të zgjedhet Vjosa presidente, përkundër dëshirës së Albinit. Albini e ka thënë që ka dëshira ta zgjedh, por si ka votat. 100 herë e ka thënë”, ka thënë Bejta.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota në dy rundet e para, ndërsa në të tretin mjaftojnë 61 vota, nga gjithsej 120 deputetë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika