Belgjika vendos ndalesë tregtare për armët ndaj Izraelit

Belgjika ka ndaluar avionët që transportojnë armë dhe pajisje ushtarake drejt Izraelit të përdorin hapësirën ajrore të vendit ose të bëjnë ndalesa teknike, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme për Anadolu të premten.

Sipas burimeve nga ministria, masa ka hyrë në fuqi të enjten.

Vendimi, i iniciuar nga ministri i Jashtëm Maxime Prevot, kërkon që palët përkatëse të raportojnë tek zyrtarët belg detajet e transportit të fluturimeve që bartin pajisje ushtarake për Izraelin, raportoi gazeta e përditshme Le Soir.

Ky vendim synon të parandalojë transportin e armëve dhe mallrave ushtarake drejt Izraelit, thuhet në gazetë.

Vendimi gjithashtu mbyll boshllëqet ligjore që më parë lejonin transportin “pa ndalesa”, ku ngarkesa nuk shkarkohej gjatë ndalesave teknike.

Inspektimet do të kryhen nga autoritetet doganore dhe Shërbimi Federal Publik për Mobilitetin dhe Transportin (SPF Transport).

Në Belgjikë, licencat për eksportin e armëve bien nën autoritetin e qeverive rajonale, ndërsa transporti dhe transiti i armëve menaxhohet në nivel federal, që do të thotë se embargoja federale mund të parandalojë në mënyrë efektive përdorimin e licencave rajonale për eksport.

“Belgjika ka detyrimin të bëjë gjithçka të mundur për të mos kontribuuar në këtë situatë… Belgjika po siguron që të respektojë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe po dërgon një sinjal të qartë në nivelet evropiane dhe ndërkombëtare”, ka thënë Prevot më parë mbi këtë çështje.

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika