Benzina lirohet për një cent

Krahasuar me të dielën dhe të hënën e 25/26 shtatorit, të martën e 27 shtatorit, çmimi i benzinës është liruar për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim





Nga 1.34 për litër sa ishte të dielën dhe të hënën, çmimi i benzinës për ditën e martë është liruar për një cent, 1.33 euro.

Ndërsa, çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të martën e 27 shtatorit.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.33 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.75 centë për litër.

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika