Berisha e Konjufca polemizojnë për çështjen e veteranëve

Replika të shumta janë bërë në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës për çështjen e pagës minimale dhe për kategoritë e dalura nga lufta

Kuvendi i Kosovës

Çështja e pagës minimale në Kosovë dhe çështja e veteranëve ka ngjallur debat në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Një replikë është zhvilluar ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Hisen Berisha dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Berisha ka thënë që ata që kanë komplekse që nuk kanë qenë pjesë e luftës nuk duhet  t’i luftojnë ato vlera.

“Nëse keni komplekse nga fakti se nuk keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri, që të jetë veteranë e invalid i kësaj lufte nuk është e denjë, e ndershme t’i luftoni këto vlera”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se veteranët janë të diskriminuar sa i përket projektligjit për pagë minimale.

“Lëreni frazeologjinë autike, keni ardh për ndryshim, atehere mbështetne këtë kategori”, është shprehur Berisha.

E për këtë ka reaguar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Zotëri Berisha kur po thoni se keni komplekse se s’keni qenë pjesë e asaj lufte, bash fillova me i kqyr grupet parlamentare, por e shoh në LDK një që ka qenë fort në mënyrë të lavdishme, në VV po i shoh pesë e në PDK dy….kjo është gjendja aktuale qysh po ju shoh tash”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se “Nuk bën me hi anej, se ka në secilin grup parlamentar e është gabim me fol në mënyrë monopolizuese për luftën çlirimtare”.

Sipas Konjufcës, është në rregull të japim kritika, por nuk duhet të gjykojmë kush ka qenë prej grupeve parlamentare në luftë, sepse është temë e ndjeshme.

Ndërsa Berisha ka replikuar se “Unë kryetar nuk e thashë në mënyrë gjenerale, kategoria më e diskriminuar janë veteranët, është turp sepse me 170 euro nuk munden me jetu as ata as ne, sepse për neve ka standard të lartë jetësor kur shifrat e bankomatit tonë tregojnë vlera të larta në krahasim me ata”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika