Berisha i PDK-së: “Zajednicë” ka, dilema është nëse ka autonomi

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka theksuar se duke u bazuar në deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Hxhiu, aktualisht nuk duhet të diskutohet më nëse ka ose nuk ka Asociacion, por debati është tani nëse ky Asociacion do të ketë autonomi.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se bazuar në deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Hxhiu, tash nuk duhet të diskutohet a ka Asociacion ose jo, por se dilema tash është se a ka autonomi ky Asociacion.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë autonomi për serbët në Kosovë.

“Në bazë të deklarimeve të ministres së Drejtësisë, duhet të flasim për autonomi, jo për Asociacionin, është çështje e kryer. Tash është dilema a ka a sak autonomi. Se Zajedinca apo Asociacion ka. Ky është konstatimi që duhet me nxjerrë”, ka thënë Berisha.

Kurse, sa i përket takimit të liderëve të opozitës me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Berisha ka thënë se edhe nëse u është prezantuar draft-statuti i Asociacionit në takim, nuk është në suaza të logjikës të dilet me një qëndrim se a është në frymë me Kushtetutën.

“Sa i përket qëndrimi të ndieri të PDK-së pas takimit ka qenë në suaza të logjikës se si u duhet të ishin liderët pas atij takimi. Sepse edhe sikur t’ua kanë dhënë krejt draftin ta lexojnë, mund të jetë 24 faqe, që lexohet brenda një kohe të caktuar, unë besoj se është intelektual, është nivel i lartë i përgjegjësisë të mos jepen konstatimet se a është apo nuk është në frymë e kushtetueses… dy liderët e dy partive më të mëdha opozitarë kanë mbajtur qëndrim korrekt”, ka shtuar Berisha.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika