Berisha: Lufta e UÇK-së nuk është organizuar nga organizata kriminale, ish-krerët po bëjnë luftën e fundit çlirimtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur lidhur me luftën e UÇK-së dhe ish-krerët që po mbahen në Hagë. Sipas Berishës liderët e UÇK-së po bëjnë luftën e fundit çlirimtare në Evropë

Sali Berisha





Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, te Blendi Fevziu lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe akuzat për drejtuesit e saj nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Berisha ka thënë se lufta e UÇK-së, nuk ka qenë e organizuar nga një organizatë kriminale siç thuhet.

“Kurrë nuk kam menduar, nuk mendoj dhe kurrë nuk ka qenë e tillë. Më vjen keq që kjo akuzë, siç është formuluar 24 vjet më parë mbartet nga institucioni i akuzës së Gjykatës Speciale të Kosovës. S’ka asgjë me të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Ndërsa për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ai ka thënë se po bëjnë luftën e fundit çlirimtare në Evropë.

“Në çdo takim timin ndërkombëtar unë kam deklaruar se ata janë luftëtar të Lirisë dhe po bëjnë luftën e fundit çlirimtare në Evropë”, ka thënë Berisha në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy muaj më parë në mbledhjen e Këshillit të Evropës ka folur për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që ka kërkuar ndryshim të rezolutës me të cilën është formuar Gjykata Speciale.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur”, u shpreh Rama për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.

Ndërkaq, në nëntor të këtij viti, në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së kanë qenë, Isa Mustafa, Uran Ismaili, Armend Mehaj dhe të tjerë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 5 nëntor i kanë bërë dy vite nga arrestimi nga Specialja dhe po përballen në Hagë për akuza për krime lufte.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika