Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re të Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet gjersa ka theksuar se mandati i saj do të jetë më i shkurtër. Ndërkaq, sipas Vuçiq, qeveria e re e vendit pritet të fromohet brenda 15 deri në 25 ditë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

Ana Bërnabiq është propozuar në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se vendimi ishte i komplikuar, si brenda partisë, ashtu edhe me partnerët e koalicionit. Një propozim i tillë i Vuçiq vjen pas mendimeve të përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.

“Në përputhje me Kushtetutën, pasi dëgjova mendimin e përfaqësuesve të listave zgjedhore, mora vendim për propozimin e kandidatit nga kryeministri i Serbisë, vendimi ishte i ndërlikuar dhe kompleks dhe brenda partisë më të madhe në vend, dhe të tre kandidatët për kryeministër do të jenë anëtarë të Qeverisë. Kur ka pasur zgjedhje mes Ana Brnabiq dhe Millosh Vuçeviq asnjëra palë nuk ka mbizotëruar se a kanë përkrahje të fortë në parti. I propozoj Kuvendit Kombëtar Ana Brnabiq për kryeministër, Ministër”, tha Vuçiq.

Ndër të tjera, Presidenti serb ka njoftuar se Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet gjersa ka theksuar se mandati i saj do të jetë më i shkurtër dhe do të ketë ndryshime në Qeveri në vitin 2024.

Zëvendëskryeministër do të jetë kandidati i dytë i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, do të ketë një post shumë të rëndësishëm në Qeveri dhe do të jetë koordinator i shërbimeve të sigurisë, ka thënë Vuçiq, transmeton Danas.

Ndërkaq, ai ka thënë se tashmë i takon Brnabiqit të përqendrohet në detyra të rëndësishme.

Sipas Vuçiqit, Vuçeviq do të sjellë një dozë shtesë serioziteti dhe përgjegjësie në Qeveri dhe do të përgatitet për pozitat e ardhshme.

Brnabiq tregoi një zell të jashtëzakonshëm, tha Vuçiq, dhe ai e mori vendimin kur një nga deputetët tha se Brnabiq ishte demonizuar.

“Sepse ata thanë më të keqen për një grua që punonte me zell. Ajo bëri punë të vështira nga të cilat njerëzit ikin dhe i shmangin. Jam krenare që kam një kolege të tillë. Një grua e aftë, e arsimuar, punëtore dhe mbi të gjitha besnike ndaj Serbisë. E di që disave i shqetëson që ajo nuk do të flasë keq për mua, por ajo është besnike ndaj Serbisë. Ishte e vështirë për të që përmes kompromiseve të krijonte një qeveri me të tjerët”, tha Vuçiq.

Në mes të tjerash, Vuçiq ka thënë se pret që Qeveria e Serbisë të formohet për 15 deri në 25 ditët e ardhshme, por që sipas tij, e rëndësishme është që të jetë një përbërje e mirë e njerëzve që janë të gatshëm të luftojnë me zemër për vendin.

Më herët, nga shërbimi për shtyp i presidentit të Serbisë, është bërë e ditur se Vuçiq do të flasë edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiq do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së kryeministrit, pritet të flasë edhe për Kosovën

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika