Kelmendi: Kurrë s’kam qenë në Reçak para 2001, s’kam qenë as gjyqtar e as prokuror para vitit 2000

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka deklaruar se deri në vitin 2001 nuk ka qenë asnjëherë në fshatin Reçak.

Në konferencën për media të mbajtur pas intervistimit nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut, Kelmendi ka mohuar kategorikisht se ka qenë ndonjëherë asistent i gjyqtares serbe Danica Marinkoviq, e cila ishte e angazhuar nga regjimi serb për “hetimin” e masakrës.

Kelmendi, ka reaguar edhe ndaj një shkrimi të publikuar nga mediumi Paparaci, duke e cilësuar atë si të pavërtetë, tendencioz dhe me qëllim për ta dëmtuar reputacionin e tij personal dhe profesional.

Kelmendi tha se portali dhe gazetari Vehbi Kajtazi po publikojnë “shpifje dhe gënjeshtra”, derisa shtoi se shkrimi i sotëm për të është “krejtësisht i pavërtetë”.

“Paparaci është duke vazhduar të bëj shpifje dhe duke theksuar gjëra plotësisht të pavërteta në raport me punën time dhe karrierën time. Sot keni pasur rastin të lexoni aty një shkrim jo vetëm që nuk është i pavërtetë pore dhe tendencioz që përmban fjalë të pavërteta dhe gënjeshtra”, ka deklaruar ai.

Kelmendi ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë deri në vitin 2001 në Reçak.

“Kurrë në jetën time nuk kam qenë në Reçak deri në vitin 2001. Mund të shihni çfarëdo ekspertize, nëse del fotografia ime aty si pjesëmarrës, jo vetëm që jap dorëheqje sot, por do ta lë Kosovën e do të zhdukem nga kjo botë, sepse unë nuk bëj gjëra të tilla. Nuk do ta kisha problem ta pranoj po të ishte e vërtetë, por kur diçka nuk ekziston, nuk është korrekte as të thuhet”, ka deklaruar ai për media.

Ai akuzoi Kajtazin se po shkruan kundër tij pasi Kelmendi kishte refuzuar disa kërkesa që, sipas tij, ishin për interes të bizneseve.

Ai sqaroi se është zgjedhur gjyqtar për herë të parë në vitin 2000 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe se ka qenë pjesë e trupit gjykues në rastin e masakrës së Reçakut, së bashku me dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një prokuror ndërkombëtar.

“Çfarëdo pretendimi i Kajtazit në shkrimin e tij tregon që gjërat janë krejtësisht ndryshe, mua më vjen mirë që sot mu ka dhënë mundësi që në Prokurorinë Speciale të japë një deklaratë e cila konfirmon të gjithë atë që unë sot po e them para juve dhe të gjithë atë që duhet ta dijë secili qytetarë.  Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në fshatin Reçak, kurrë në jetën time nuk kam qenë as gjyqtar, as prokuror, as hetues para vitit 2000 kur jam zgjedhur për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, aktgjykimi i rastit – ku një i akuzuar u shpall fajtor për pjesëmarrje në vrasjet në Reçak – ka shërbyer më pas si provë në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit.

“E kisha fatin të je gjyqtar bashkë më dy gjyqtar ndërkombëtar, dhe një prokuror ndërkombëtar në rastin e Reçakut ku është akuzues një pjesëmarrës për kryerjen e vrasjeve të Reçakut, dhe i cili falë kontributit tim është shpallë fajtor dhe sot kemi aktgjykim të formës së prerë për këtë të akuzuar. Aktgjykim që ka shërbyer edhe si provë në gjykimin kundër ish-kapasi të Ballkanit Sllobodan Millosheviq”, ka theksuar ai.

Kelmendi thotë se në kohën e luftës ka vepruar me emrin Alban Lumi

Kelmendi bëri publik për herë të parë edhe faktin se gjatë asaj kohe ka punuar nën një identitet tjetër për arsye sigurie.

Ai përmendi se ekzistojnë shkrime të shumta për aktivitetin e tij nën këtë emër, përfshirë edhe reagimet e tij të asaj kohe kundër gjyqtarëve serbë.

“Unë për shkak të sigurisë në atë kohë kam vepruar me emrin Alban Lumi, këtë po them për herë të parë publikisht. Kam pas menduar që këtë çështje ta theksojë në një libër, kam pas menduar që shumë njerëz që më kanë njohur nuk kanë nevojë më dëgju këtë. Për fat të keq jeta, Paparaci, armiku im me të pavërteta me shpifjet e tij po ngrit dilema te njerëzit që nuk më njohin… Ka shumë shkrime për të gjithë aktivitetin tim, shkrimet e mija si Alban Lumi kundër gjyqtarëve të asaj kohe serbë, gjitha shkrimet që lidhen me Reçakun, që unë i kam shprehur publikisht në çdo rast ku më është dhënë mundësia”, ka theksuar ai.

Kelmendi tha se mëngjesin e sotëm ka dhënë një deklaratë në Prokurorinë Speciale, e cila, sipas tij, konfirmon versionin e tij të plotë të ngjarjeve.

“Unë vetë e kam paralajmëruar prokurorin e rastit se kam disa çështje që do të ndihmojnë në gjykimin e Reçakut. Kam aktgjykime ku kam marrë pjesë, kam dëshmi se çfarë sjellje ka pasur dikush në atë kohë kundër këtij procesi, dhe të gjitha i kam dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Jam i gatshëm sa herë të më thërrasë Prokuroria të jap deklaratë. Jam ftuar si dëshmitar, jo si i pandehur”.

Kryeprokurori në detyrë Besim Kelmendi intervistohet nga Prokuroria Speciale për masakrën e Reçakut

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika