Beteja e Veton Berishës – 16 muaj në pritje të vendimit të Kushtetueses

I ftuar në RTV Dukagjini, Veton Berisha ka thënë se "stuhisë së padrejtësive" nuk i ka ardhur akoma një përgjigje nga Kushtetuesja dhe për këtë të fundit, janë akoma në pritje

Veton Berisha
Veton Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh, kryetari i PLE-së, Veton Berisha, ka thënë se tash e 16 muaj janë në pritje të vendimit nga Gjykata Themelore e Kosovës lidhur me orkestrimin e votave.

I ftuar në RTV Dukagjini, Berisha ka thënë se qysh nga zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë e komuniteteve kanë qenë përballë një “stuhie padrejtësish”. Ai ka thënë se tashmë Gjykata Supreme ka konstatuar se orkestrimi i votave ishte faktik, dhe Fadil Gashi ishte një ndër të orkestruarit.

“Është konstatuar nga Supremja se ka pasur orkestrim të votave dhe ka pasur deputet të zgjedhur që kanë qenë të orkestruar nga lista serb. E kam fjalën për inciativën rome dhe deputetin që vepron në tërësi në listën serbe, Fadil Gashi”, ka thënë Berisha për RTV Dukagjinin.

Lidhur me përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila po pritet tashmë e 16 muaj, Berisha ka thënë se është po e njëjta, prej të cilës pritet edhe një përgjigje përfundimtare.

“Nuk kemi informacione të sakta se pse ka ndodhur kjo dhe kanë thënë që vetëm nuk kemi arsye specifike në dhënjen e një vendimi. Ne pretendojmë dhe jemi të bindur që ka pasur orekstrim të votave dhe vendimi i Gjykatës Supreme ndaj partisë liberale ka qenë i padrejtë ngase ka qenë vendim i njëanshëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika