Betimi i Presidentit të Shqipërisë do të bëhet më 24 korrik

Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim të hënën e 4 korrikut se, Bajram Begaj me datën 24 korrik do të ketë një seancë të posaçme plenare në Kuvend, ku do të bëjë betimin si Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Bajram Begaj i cili më datë 4 qershor u zgjodh presidenti i Shqipërisë, të dielën e 24 korrikut, do të marrë pjesë në Presidencë, ku aty do të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtare si President i Shqipërisë.

Ky vendim erdhi nga Konferenca e Kryetarëve të hënën e 4 korrikut.

Emri i  Bajram Begajt u bë publik nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e kishte cilësuar Begajn si shëmbëlltyrë e normalitetit e e qytetarisë.

Begaj është presidenti i tretë i Republikës së Shqipërisë i cili vjen nga bota ushtarake.

Kush është Bajram Begaj?

Bajram Begaj, i lindur më 20 mars të vitit 1967, në Rrogozhinë të Shqipërisë, është një ish-oficer ushtarak dhe politikan shqiptar, i cili u zgjodh President i Shqipërisë të shtunën e 4 qershorit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.

Begaj u votua nga Kuvendi i Shqipërisë për rolin e presidentit i cili u zgjodh i tillë me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Begaj u diplomua në Fakultetin e Mjeksisë  në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1989 dhe u bë oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998, ai mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Presidenti i ri i Shqipërisë gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjithashtu Gjeneral Major Begaj ka drejtuar stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” dhe është një nga emrat, i cili gëzon konsideratë të lartë nga SHBA-të.

Në Forcat e Armatosura Bajram Begaj ka mbajtur një sërë detyrash, mes të cilave ai ka qenë Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor, poashtu edhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika