Bexheti: Zgjedhja e kryeministrit shqiptar është nder për të gjithë

Nuri Bexheti ka thënë se BDI ka arsye për të qenë e lumtur, pasi ndryshimet rrënjësore në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti, ka thënë se zgjedhja e kryeministrit shqiptar në Maqedoni të Veriut, Talat Xhaferi, është nder për shqiptarët.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Bexheti tha se kryeministri i sapozgjedhur dje nuk bëri asnjë krekosje, madje u deklarua në dy gjuhë.

Ai thotë se Talat Xhaferi u tregua i matur.

“I kemi hyrë në hak të tjerëve për këtë kontributin… e falënderoj Aleancën për Shqiptarët, Taravarin e cila ndonëse modeste me deputetët e saj tregoi një qytetari, një pjekuri të madhe dhe e kuptuan që zgjedhja e një kryeministri shqiptar është nder për shqiptarët, por edhe i bën nder Republikës së Maqedonisë. Kryeministri i sapozgjedhur dje nuk bëri asnjë krekosje, asnjë deklaratë të pamatur, iu drejtua opinionit publik në dy gjuhë dhe i kënaqi shpirtrat e të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Vendi është i vogël, banorë nuk ka shumë, gjysma e popullsisë ka gjuhë tjetër, me pakica tjera dhe regjion tjetër, kjo realitet historik dhe real, si rezultat i këtij diversiteti të madh ka dalë edhe ai kryeministër”, tha Bexheti.

“Bashkimi Demokratik ka arsye të jetë i lumtur sepse ndryshimet rrënjësore në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për integrim…”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika