Bici: UÇK-ja ka pasur arkiv, duhet ta nxjerrim të vërtetën e luftës

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Aziz Bici

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Aziz Bici, është shprehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka pasur arkiv dhe se ai ende ekziston. Bici, në emisionin “Five”, ka thënë se secili komandantë i zonave operative, kanë mbajtur arkiv.

Këshilltari i kryeministrit, ka thënë se listat aktuale të veteranëve janë të fryra dhe se për këtë gjë di edhe raste konkrete.

“Më së shumti që nuk mund të pajtohem me lista të fryra, ata nuk kanë prekur as punë me dorë dhe le më armë”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për propozimin e kryeministrit Kurti, për një ligj të ri për verifikimin e veteranëve të luftës, i cili sipas tij, ka për synim ta gjejë të vërtetën për luftën.

Ai ka thënë se propozimi i kryeministrit nuk do të thotë se do të rriten kriteret për klasifikimin e veteranëve, por vetëm do të jetë më i saktë.

“Nuk do t’i rrisim kriteret, por do ta gjejmë të vërtetën. Ne jemi gjallë e dimë se si dhe cfarë ka ndodhur, do ta nxjerrim të vërtetën e luftës”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se njeh raste konkrete kur disa persona nuk kanë pranuar t’i kryejnë disa punë të kërkuara nga UÇK-ja, siç janë hapja e bunkerëve, apo vëzhgimit dhe kujdestarisë, dhe tash ata siç tregon ai, janë futur në listat e veteranëve.

Në fund, Bici ka thënë se beson që ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika