Biden: Izraeli po e humb mbështetjen globale për bombardimet në Gaza

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Izraeli ka filluar ta humbas mbështetjen globale për shkak të bombardimeve pa dallim në Gaza

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Izraeli ka filluar ta humbas mbështetjen globale për shkak të bombardimeve pa dallim në Gaza.

Këto komente të Bidenit shënuan kritikën e tij më të fortë deri më tani ndaj udhëheqjes së Izraelit, teksa përsëriti se Izraeli mund të llogarisë në mbështetjen e ShBA-së.

“Siguria e Izraelit mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara, por tani ata kanë më shumë se Shtetet e Bashkuara. Kanë Bashkimin Evropian, kanë Evropën, kanë pjesën më të madhe të botës”.

“Por ata kanë filluar ta humbin këtë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin”, tha Biden, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Biden tha se nuk kishte asnjë dyshim për nevojën për ta luftuar organizatën terroriste të Hamasit dhe sipas tij, Izraeli e kishte të gjithë të drejtën për ta bërë këtë.

Por, ai është përballur me presion në rritje, duke përfshirë këtu edhe presionin brenda Partisë Demokratike në ShBA, ku shumë zyrtarë amerikanë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj reagimit ushtarak të Izraelit.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika