Biden: Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi i ndarë, ai thjesht gaboi

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka thënë se “Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Ai thjesht gaboi. Një vit më vonë, këtu ne qëndrojmë së bashku – të bashkuar me popullin e Ukrainës”

Presidenti Joe Biden me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy (foto: AP)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se Ukraina është e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë.

E, sipas Biden, Putin thjesht gaboi, pasi një vit më vonë, janë duke qëndruar së bashku – të bashkuar me popullin me Ukrainës.

“Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Ai thjesht gaboi. Një vit më vonë, këtu ne qëndrojmë së bashku – të bashkuar me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Biden në Twitter.

Biden bëri jë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë të hënën për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, deklaroi Biden pas takimit me Zelenskyy në Pallatin Mariinsky.

Biden kaloi më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas, duke u konsultuar me Zelenskyy për hapat e ardhshëm, duke nderuar ushtarët e rënë të vendit dhe duke parë stafin e ambasadës amerikane në vendin e rrethuar.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika