Biden u kërkon amerikanëve të ulin tensionet politike: Problemet i zgjidhim me votë, jo me plumba 

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, u ka kërkuar amerikanëve të ulin tensionet politike pas një incidenti të dhunshëm ndaj rivalit të tij republikan, Donald Trump. Të shtënat ndaj Trump-it gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën e kaluar kanë tronditur opinionin publik, por fatmirësisht, ish-presidenti nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Në një deklaratë, Biden ka theksuar se ky akt i dhunshëm nuk duhet të bëhet normë në shoqërinë amerikane. Ai ka nënvizuar se retorika politike në vend është shumë e ndezur dhe se është koha për ta qetësuar atë.

“Nuk mund të lejojmë që kjo dhunë të normalizohet. Retorika politike në këtë vend është ndezur shumë. Është koha për ta qetësuar atë. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për ta bërë këtë”, ka thënë presidenti amerikan.

Presidenti Biden ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve politike përmes procesit demokratik.

“Në Amerikë ne i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në kutinë e votimit. Tani kështu e bëjmë. Në kutinë e votimit. Jo me plumba”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, zyrtarët e FBI-së të dielën kanë deklaruar se hetimi i tyre për të shtënat e së shtunës në tubimin e ish-presidentit Trump është në fazat paraprake dhe agjentët janë ende duke punuar për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Sulmuesi, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, nuk kishte kontakte të mëparshme me FBI-në dhe nuk kishte qenë më parë në radarin ose bazat e të dhënave të saj. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë motivet e Crooks.

Kurse, Trump ka dhënë një nga intervistat e tij të para që nga atentati ndaj tij të shtunën mbrëma, duke thënë se ai e ka rishkruar plotësisht fjalimin e tij në kongres për t’u fokusuar në një mesazh “uniteti” në vend që të kritikojë Joe Biden.

“Po të mos kishte ndodhur kjo, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme. Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Është një shans për të bashkuar vendin. Mua m’u dha kjo mundësi”, ka thënë Trump.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika