Biden uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Mirëpresim miratimin tuaj ndaj propozimit të BE-së, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani ka pranuar letër urimi nga Biden, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë presidenti Biden.

Biden tha se mirëpresin miratim e Kosovës të propozimit evropian.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika