Biden viziton Poloninë

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të udhëtojë në Poloni, të premten, si pjesë e përpjekjeve të tij diplomatike rreth luftës Rusi-Ukrainë.

“Ai do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin Andrzej Duda”, thuhet në deklaratën e sekretarit për media të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Të hënën, Biden do të ketë një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Të mërkurën, ai do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në samitet në NATO-s dhe Këshillin Evropian, si dhe një takim me përfaqësuesit e shteteve të G7.

Polonia ndan një kufi me Ukrainën dhe është përmbytur me refugjatë, që kur forcat e presidentit rus Vladimir Putin invaduan në Ukrain muajin e kaluar.

Polonia u pushtua në vitin 1939 nga Gjermania dhe ish-Bashkimi Sovjetik. Pas Luftës së Dytë Botërore, sovjetikët fitimtarë dominuan Poloninë deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë më 1989. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Polonia iu bashkua NATO-së më 1999.

Megjithatë, ai nuk ka plane të udhëtojë në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika