Bie nga ndërtesa, vdes punëtori në Prizren

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga ndërtesa, në të cilën, ishte duke punuar

Ilustrim

Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga ndërtesa, në të cilën, ishte duke punuar.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të premten e 7 tetorit dhe se vdekja e viktimës ishte konstatuar edhe nga ekipi mjekësor.

“Prizren 07.10.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt ,ka rënë aksidentalisht nga objekti, ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika