BIK-u dënon krahasimin e simboleve të ndalimit të armëve dhe mbulesës në shkollën “Nexhmedin Nixha”

Në Shkollën e Mesme Teknike, “Nexhmedin Nixha”, të qytetit të Gjakovës, në hyrje të saj janë vendosur simbole që tregojnë ndalimin e armëve, duhanit si dhe mbulesës për vajzat.

E ky krahasim mes armës dhe mbulesës, ka ngjallur reagime të ndryshme në shoqërinë tonë.

Menjëherë pasi ky rast u bë publik në media të ndryshme, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Në komunikatën e tyre, BIK-u i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, anulimin e udhëzimit administrativ që ua ndalon vajzave të vendosin mbulesë brenda objekteve shkollore.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi, edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në kuadër të këtij debati, ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje.

Ajo i është drejtuar drejtoreshës së shkollës, Florentina Gjergjaj, duke thënë se veprimi i shkollës që ajo drejton është i papranueshëm dhe diskriminues.

“Krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe, gjithashtu, ofendim për secilin qytetar dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetare. Unë nuk mund të jem indiferent dhe, gjithashtu, kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini”, ka thënë ajo.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Drejtoreshës së Shkollës Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjajt.

Akuzat ndaj saj i ka quajtur tendencioze e linçuese, kurse reagimin e deputetes Duda Balje e ka quajtur “reagim naiv”. Gjergjaj është shprehur se vetëm e ka praktikuar ligjin dhe se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

“Ju mbase si pushtetare e konsideroni veten mbi ligjin, por unë si drejtoreshë e shkollës nuk ia jap asnjëherë këtë të drejtë vetes sime. Krejt çka angazhohem gjatë punës sime, krahas ngritjes së nivelit të arsimimit në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, është edhe respektimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi”, ka shkruar Gjergjaj në Facebook.

Tutje, drejtoresha ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të drejtësisë, siç ka thënë, për fushatën linçuese që është bërë ndaj saj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika