BIK-u shënon 28 Nëntorin, në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar festës

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e vendit, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, u mbajt hytbe kushtuar festës së 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet në këtë hytbe u tha se 28 Nëntori nuk mbetet vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por, tashmë kjo datë është një simbol i bashkimit rreth interesit kombëtar, njofton Dukagjini.

“Duke e cilësuar përkushtimin për atdheun si një detyrë fisnike të çdo qytetari, u përmend se dashuria për atdheun të afron më tepër te Zoti dhe se, sakrifica për të, është një vepër që të ngre në radhët e dëshmorëve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika