Bildt: Situata mund të tensionohet edhe më shumë në veri, pasi Kosova është afër aplikimit për anëtarësim në BE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka thënë se pasi Kosova është afër aplikimit për anëtarësim në BE, situata aktuale në veri të vendit mund të tensionohet edhe më shumë

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë





Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka reaguar për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Bildt ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më shumë, pasi siç thotë ai, Kosova këto ditë ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar Bildt.

Ai ka thënë se para se aplikimi për anëtarësim në BE të bëhet, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe “duhet të ndërmerren hapa të vështirë”.

 

 

 





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika