Clinton viziton Shqipërinë

Bill Clinton do të vizitojë këtë të hënë Shqipërinë, ku do të nderohet me "Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike" në një ceremoni zyrtare

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, këtë të hënë do ta vizitojë Shqipërinë për herë të parë.

Ai do të mbërrijë në Tiranë pasdite, shoqëruar nga një delegacion.

Në orën 19:00, Clinton do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, ku kryeministri Edi Rama do ta mirëpresë atë.

Kjo ceremoni do ta ketë edhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Rama dhe Clinton do të bëjnë një parakalim ceremonial dhe do t’i nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05, kryeministri Rama do të mbajë një fjalë rasti, ku do të përshëndesë vizitën e Clinton dhe do t’i japë atij çmimin e akorduar. Çmimi i akorduar është “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Në orën 19:25, do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Pas ceremonisë, pritet që presidenti Clinton të mbajë një fjalim për ta përshëndetur publikun e pranishëm.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika