Bislimi: BE-ja të tregohet më e hapur ndaj progresit që po bën Kosova

Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të tregohet më e hapur ndaj progresit që po bën Kosova





Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi, në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës, ka thënë se BE-ja duhet të jetë më e hapur ndaj progresit që po bën Kosova.

Sipas tij, brenda parlamentit ka pasur raste që është krijuar përshtypja që Kosova po ecë shumë shpejt.

“BE të jetë më e hapur ndaj progresit që po bën Kosova. Ka pasur raste kur brenda parlamentit është krijuar një përshtypje që po ecim shumë shpejt dhe BE-ja nuk mund të na përcjellë me këtë ritëm. BE-ja nuk duhet të vihet në siklet për këtë, duhet të jetë e gëzuar”, ka thënë ai.

Bislimi teksa ka folur për luftën në Ukrainë ka vlerësuar se e njëjta ka sjellë ndryshime në kontinent, kurse në Kosovë është manifestuar në krizën energjike dhe rritjen e çmimeve.

“Është dashur të adresohen tri fusha me rëndësi: Ringjallja ekonomisë, inflacioni apo përballja me kriza energjetike, apo rritja e kostos të përballimit me energji elektrike. Në kësi situata mendoj që kruciale është aftësia e qeverisë për të ndërhyrë më shpejt dhe në mënyrë më të targetuara. Andaj edhe mua elementi më e rëndësishme që ka ndodhur është stabiliteti politik që ka dresuar masat e qeverisë për t’u dalë në ndihmë të qytetarëve”, ka thënë Bislimi.

Bislimi teksa është pyetur për takimin e tij në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se a ka ndonjë shenjë për marrëveshje për targat, ka hezituar të flasë duke iu shmangur pyetjes.

“Mendoj që është jo seriozë te thuhet a brengoset qeveria a ka me pas tension. Ne brengosemi edhe për gjëra të vogla. Gjithë hapat që jemi duke i ndërmerr është me vendos ligjin pa vendosur tensione”, ka shtuar ai.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika