Bislimi: Brenda vitit do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në takim me ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, ka thënë se pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të aplikojmë brenda vitit dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në takim me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot





Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i uroi mirëseardhjen ambasadorit të Francës, Olivier Guerot, në këtë takim të parë mes tyre.

Në bisedën e zhvilluar, u shpreh bashkërisht gatishmëria për të vazhduar marrëdhënien dhe bashkëpunimin e ngushtë me ambasadën franceze.

Bislimi tha se ky vit është shumë i rëndësishëm sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, ku pas aplikimit për anëtarësim në​ Këshillin e Evropës, do të aplikojmë brenda vitit dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. Kosova gjendet në vitin e 6-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, duke qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i cili akoma nuk ka aplikuar, andaj tashmë ka ardhur momenti të merret një hap i tillë, kanë njoftuar nga zyra e Kryeministrit.

Në takim u bisedua dhe mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon dhe dialogun me Serbinë, ku u potencua fakti se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.

Marrëdhëniet Kosovë-Francë kalojnë edhe përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik, rritjes së investimeve franceze në vend e projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika