Bislimi kërkon nga Sorensen trajtim urgjent të çështjes së të zhdukurve

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, me të cilin ka diskutuar për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bislimi i ka paraqitur dy kërkesa që, siç i ka cilësuar ai, duhet të trajtohen me urgjencë.

Kërkesa e parë ka të bëjë me çështjen e personave të zhdukur me dhunë, për të cilën Bislimi ka kërkuar që të marrë vëmendjen dhe prioritetin e merituar, në mënyrë që të nisë puna e Komisionit të Përbashkët për këtë temë.

Kërkesa e dytë e tij lidhet me bllokimin e fondeve të destinuara për fermerët në Luginën e Preshevës, që sipas tij janë ndaluar nga Serbia. Ai ka rikujtuar se Serbia refuzoi ta trajtonte këtë çështje edhe në takimin e fundit në Bruksel, në muajin e kaluar.

Në takim, Bislimi ka folur edhe për dëmet që Serbia po ia shkakton Kosovës çdo vit përmes bllokimit të linjave të interkoneksionit, gjë që po e rrit koston e transmetimit të energjisë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Në fund, Bislimi ka theksuar edhe rëndësinë e heqjes së plotë të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika