Bislimi kërkon njohjen e pavarësisë nga diplomatja greke

Besnik Bislimi, ka vlerësuar bashkëpunimin me zyrën greke, duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve në mes dy shteteve

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Bislimi, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u cek angazhimi dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe dinamikat përgjatë këtij viti.

“Duke theksuar po ashtu nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim, thuhet se ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar.

Vakali ka theksuar se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.

Ndërsa Bislimi e ka falënderuar Vakali-n për takimin dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm, që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka shprehur gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi, ka potencuar se “tani është momenti i duhur që Greqia, t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Heleni Vakali dhe Besnik Bislimi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika