Bislimi: Këtë vit prioritet pranimi i pyetësorit nga KE-ja, rezultatet do të na sjellin statusin e vendit kandidat

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se synimi kyç për këtë vit është pranimi i pyetësorit të Kosovës nga Komisioni Evropian për anëtarësim në BE. Ai ka thënë se institucionet e vendit janë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori e që, sipas tij, rezultatet do të na sjellin statusin e vendit kandidat

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se synimi kryesor për këtë vit është pranimi i pyetësorit të Kosovës nga Komisioni Evropian, për antarësim në BE.

“Synimi prioritar për këtë vit është pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, në këtë mënyrë të vazhdojmë me hapa konkretë drejt anëtarësimit. Besojmë se nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i adresohet pyetësori në mënyrë që kapacitetet institucionale, ligjore e administrative të vlerësohen nga ana e Komisionit. Institucionet tona janë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori e që rezultatet e këtij pyetësori jam i bindur se do të na sjellin statusin e vendit kandidat”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian (BE) sa më shpejt t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Plani i Rritjes nuk është vetëm një mundësi për reforma dhe arritja ekonomike, por një shans për bashkëpunim dhe integrim rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian sa më shpejt t’i heqë masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë qenë para vendosjes së masave. Kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit të Kosovës”, ka thënë tutje Bislimi.

Mes të tjerash, zëvendëskryeministri i parë ka diskutuar edhe rreth liberalizimit të vizave, i cili ka treguar se vazhdojnë të përcjellin lëvizshmërinë e qytetarëve, teksa, siç u shpreh ai, ata po e shfrytzojnë këtë mundësi të shumëpritur për të vizituar dhe eksploruar vendet e BE-së.

“Liberalizimi i vizave tanimë ka hyrë në fuqi që nga 1 janari i vitit 2024 dhe qytetarët e Republikës së Kosovës po udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e zonës Shengen. Në muajin e parë të udhëtimit pa viza gjithçka është duke shkuar në rregull, vazhdojmë të përcjellim lëvizshmërinë e qytetarëve teksa ata po e shfrytzojnë këtë mundësi të shumëpritur për të vizituar dhe eksploruar vendet e BE-së. Për më tepër, në javën e parë të janarit pranuam lajmin pozitiv që më në fund edhe Spanja i njeh pasaportat e Kosovës”, ka shtuar Bislimi.

Tutje, Bislimi gjatë raportimit është shprehur se Bashkimi Evropian (BE) duhet të zgjerohet dhe të reformohet.

“Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet. Përderisa Rusia tenton të zgjerohet në BE përmes luftërave, BE duhet të zgjerohet përmes dialogut dhe integrimit”, ka theksuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika