Bislimi në takim me Gjukanoviq: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

Bislimi në takim me Gjukanoviq, ka thënë se Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez, dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën e 18 majit, ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e dy qeverive, dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve, mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Bislimi ndër të tjera, ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez, dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e dy shteteve tona është në BE. Përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit dhe përmbushjes së agjendës evropiane, janë objektiva tona të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal është një prej mënyrave përmes së cilës konsolidojmë përafrimin e vendeve tona dhe angazhimin pozitiv ndaj fqinjësisë së mirë”, ka thënë Bislimi.

May be an image of 11 people, people sitting and people standing

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka vizituar Kosovën ku nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama është nderuar me çelësin e Kryeqytetit, të quajtur “Çelësi i Qytetit”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika