Bislimi pas vendimit për ndihmën ndaj Ukrainës: BE-ja të jetë forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor

Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor.

Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, Bislimi ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.

Në një postim në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se ky vendim tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit.

“Vendimi i sotëm i BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritje së Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit”, ka thënë Bislimi.

 

Ndryshe, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se 27 anëtarët e bllokut evropian janë pajtuar për paketën e re të ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Marrëveshja u arrit gjatë një samiti të udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel më 1 shkurt.

Miratimi i paketës së ndihmës ishte vënë në pikëpyetje për shkak të kundërshtimeve paraprake të Hungarisë.

“Kemi marrëveshje… Kjo zhbllokon fiinancimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën. BE-ja po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës. Ne e dimë se çfarë është në rrezik”, shkroi Michel në X, që më herët njihej si Tëitter.

Një paketë e tillë e ndihmës ishte bllokuar dhjetorin e kaluar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika