Bislimi: Raporti i KE-së për Kosovën 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të martën e 18 tetorit në tryezën e diskutimit ‘Agjenda Evropiane 2022”, se raporti për Kosovën 2022 i Komisionit Evropian është ndër më të mirët për vendin dhe sipas tij raporti më i mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Fotoilustruese





Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka qenë pjesë e tryezës së diskutimit “Agjenda Evropiane 2022”, e cili u mbajt në bashkëpunim me Ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për Integrim Evropian dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Gjatë këtij diskutimi Bislimi ka vlerësuar punën dhe të arriturat e Kosovës që raporti i KE-së ju jep theks të veçantë. Ai më tej ka shtuar se raporti i fundit është ndër më të mirët me të cilin Kosova është nderuar ndonjëherë.

“Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi.

Tutje zëvendëskryeministri, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka thënë se raporti e vlerëson punën e qeverisë dhe stabilitetin politik, megjithatë sipas tij ky raport për herë të parë është konservativ për ndërhyrjet politike në institucionet publike.

“Për herë të parë, raporti për vendin është konservativ për ndërhyrjet politike, pra nuk ka vlerësim ku thuhet që ka ndërhyrje apo vullnet për ndërhyrje politike në institucionet publike”, është shprehur Bislimi.

Gjithashtu Bislimi ka vlerësuar sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ka shtuar se këto duhet të jenë dy fusha në të cilat duhet të vlerësohemi për maturitetin evropian.

Vlen të theksohet, që zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Qeveria për një vit ka zgjidhur probleme të cilat kanë ekzistuar për vite me radhë por, që kanë qenë kërkesa të BE-së.

“Në 1 vit, Qeveria i ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me rradhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE. Terminali doganor, ligji per financimin e partive politike, racionalizimi i agjensive janë vetëm disa prej shembujve të shumta”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi.

 

 





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika