Bislimi rreth kërkesës për shtyrjen e afatit: Rrjedh nga fushatat dezinformuese të Vuçiq-it

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kërkesa për shtyerjen e afatit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS "rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit që Vuçiq i paraqiti qytetarëve, shqetësimeve kundrejt kërcënimeve të strukturave paralele ndaj qytetarëve në veri dhe gatishmërisë së shfaqur të Vucic që të krijojë tensione rreth një çështjeje bazike"

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim ka thënë se që në fillim të Qeverisë Kurti II, objektivi dhe qëllimi i tyre në procesin e dialogut, ka qenë të flitej për marrëveshjen finale, për të cilën kanë përgatitur dhe propozimin me gjashtë elemente se si ky normalizim githëpërfshirës do të dukej.

Bislimi tregoi se ky propozim i është dorëzuar përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak-ut. Tutje ai shtoi se gjatë këtij procesi, ka patur çështje të cilat ishin të bartura dhe nuk mund të shmangeshin, si çështja e energjisë dhe ajo e targave.

“Ka patur interesim të fuqishëm për t’i bërë ato të rëndësishme duke i lidhur me tensione dhe çështje të tjera, ndërkohë që duhej të ishin vetëm teknikalitete. Problemi më i madh në procesin e dialogut, është divergjenca mes pozicioneve të dy palëve, ku për Kosovën është e rëndësishme që të kemi një dokument final dhe të qendërzuar me njohjen reciproke, e për Serbinë është e kundërta”, ka shkruar zëvëndëskryeminsitri Bislimi.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës ka theksuar se sa i përket çështjes së targave, “kërkesa për shtyrje të afatit, rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit që Vuçiq i paraqiti qytetarëve, shqetësimeve kundrejt kërcënimeve të strukturave paralele ndaj qytetarëve në veri dhe gatishmërisë së shfaqur të Vuçiq që të krijojë tensione rreth një çështjeje bazike”.

Sipas Bislimit, nuk ka patur mangësi të kapaciteteve nga ana e tyre, që të përmbushin kërkesat që burojnë nga procesi.

“Ne na është thënë, dhe kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë në gjetjen e një mekanizmi përmes të cilit e bëjmë tranzicionin e lehtë, në mënyrë që gatishmëria e qytetarëve në pajtim me sundimin e ligjit të rritet”, ka shtuar Bislimi.

Bislimi ka theksuar se ka diskutuar dhe mbi masat e fundit rreth çështjes së targave, “duke shpjeguar fazat kalimtare dhe thënë se ne shpresojmë që ky proces do të finalizohet pa incidente deri me 21 prill, datë e cila rastësisht është e njëjta me afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të përhershme, sipas standarteve dhe praktikave të BE, e cila dështoi për shkak të mungesës së pozicionimit nga pala serbe”.

Zëvëndëskryeministri Bislimi ka shtuar se në përmbyllje të konferencës, ka treguar për sukseset dhe të arriturat e Qeverisë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika