Bislimi takohet me emisarin slloven për Ballkanin, temë diskutimi edhe formimi i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Siç bëhet e ditur në njoftim i dërguar slloven shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, njofton Dukagjini.

Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.

 

Të fundit nga rubrika