Blackpink, grupi i parë K-pop që arrin 2 miliardë shikime në Youtube

BLACKPINK janë bërë grupi i parë K-pop që ka grumbulluar 2 miliardë shikime në YouTube në një video muzikore me këngën e vitit 2018 'DDU-DU DDU-DU'

BLACKPINK në 'DDUU-DU-DDU-DU'. Kredia: YG Entertainment

Blackpink janë bërë grupi i parë K-pop që ka grumbulluar 2 miliardë shikime në YouTube në një video muzikore me këngën e vitit 2018 “DDU-DU DDU-DU”.

Kompania pas grupit, YG Entertainment, shkoi në Twitter për të njoftuar zyrtarisht se videoklipi muzikor ”DDU-DU DDU-DU” kishte arritur shifrën 2 miliardë në YouTube, duke e bërë Blackpink-un grupin e parë K-pop në histori që arrin këtë me një videoklip të vetëm.

Blackpink tani renditet menjëherë pas hitit viral të solistit Psy të vitit 2012, “Gangnam Style”, videoklipi i cili tani ka 4.6 miliardë shikime.

E dyta pas videoklipit muzikor “DDU-DU DDU-DU” është një tjetër video e Blackpinkut – videoja muzikore zyrtare “Kill This Love” është në vendin e dytë me 1.7 miliardë shikime.

“DDU-DU DDU-DU” është publikuar më 2018 në qershor si pjesë e albumit “Square Up”.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika