Blinken: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen me Kosovën për MCC-në, ju falenderoj që keni mirëpritur afganët

Në Uashington ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sekretari i Shtetit ka falënderuar për mbështetjen që Kosova ka dhënë për Ukrainën që nga dita e parë, si dhe ka theksuar se nesër do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji

Antony Blinken

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur mirëseardhje për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin i cili theksoi se është duke punuar për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Ju falënderoj që keni mirëpritur afganët kemi parë mbështetje që nga dita e parë për Ukrainën dhe agresionin rus në Ukrainë, keni punuar edhe në aspekte tjera,” ka thënë Blinken.

Po ashtu sekretari i Shtetit e çmoi lidershipin e presidentes, Vjosa Osmani ku theksoi se nesër do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji

“Nesër do të nënshkruani kontratën me korporatën për energji,” shtoi Blinken.

Blinken u shpreh mirënjohës për pritjen e presidentes dhe kryeministrit në Departamentin e Shtetit, i cili tha se kanë bashkëpunuar në të gjitha këto çështje dhe kanë punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale.

“Ne po punojmë së bashku për shumë çështje të përbashkëta,” u shpreh sekretari i Shtetit.

Ndër të tjera ai theksoi se nesër do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

“Nesër do të nënshkruani kontratë me William Challenge Coorporation, në veçanti për të mbështetur energjinë stabile gjithashtu do të diskutojmë edhe çështjet kritike të sigurisë rajonale.”

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika