Blinken: Putin nuk ka treguar asnjë shenjë se është i interesuar për bisedime

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Moska nuk po tregon ndonjë shenjë se është e interesuar në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken





“Washingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ka gjithmonë vlerë në diplomaci nëse palët në fjalë, në këtë rast Rusia, janë të interesuara vërtet për diplomaci kuptimplote. Dhe ajo që kemi parë, të paktën kohët e fundit, është pikërisht e kundërta,” ka thënë Blinken për CBS News.

Blinken ka thënë më 4 dhjetor se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte ndërruar taktikë pasi pësoi humbje në fushëbetejë, duke shtuar se zemërimin e tij po e kthen “mbi civilët në Ukrainë”.

Në javët e fundit, fokusi ushtarak i Rusisë ka qenë në goditjen e infrastrukturës ukrainase në mbarë vendin, duke shtyrë ofensivë në qytetin Bakmut të rajonit Donjeck dhe granatime në qytetin Herson, të cilin, forcat ukrainase e çliruan muajin e kaluar.

Më 1 dhjetor, presidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur se është i gatshëm të bisedonte me Putinin, nëse lideri rus demonstronte se dëshironte seriozisht t’i jepte fund pushtimit.

Kjo ishte deklarata e parë e këtij lloji e presidentit amerikan që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Ndër të tjera, Blinken ka thënë se kostoja e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë po rritet çdo ditë, duke e bërë më të vështirë për Moskën plotësimin e armatimit të saj, për ta çuar përpara luftën e saj të vazhdueshme me Ukrainën.

Me kontrollet tregtare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, Blinken ka theksuar se Rusia nuk mund të importojë në pjesët që i nevojiten për të ndërtuar më shumë armë, për të zëvendësuar ato që janë shkatërruar në fushat e betejës në Ukrainë ose ndonjëherë janë braktisur pasi forcat e Moskës janë tërhequr përballë Përparimeve të Ukrainës, shkruan VOA.

Diplomati i lartë amerikan tha për emisionin “State of the Union” të CNN, se “Shpenzimet po akumulohen çdo ditë. Barra mbi Rusinë rëndohet çdo ditë e më shumë”.

Ai potencoi se aleatët perëndimorë “po shikojnë vazhdimisht”, mënyra të ndryshme për të shtrënguar edhe më tej sanksionet për të minuar ekonominë ruse dhe përpjekjet e saj për luftë.

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika