Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që kishte vënë nën kontroll Moska

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ukraina ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia kishte marrë fillimisht nën kontroll që kur filloi agresionin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ukraina ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia kishte marrë fillimisht nën kontroll që kur filloi agresionin, por se Kievi përballet me “një luftë shumë të vështirë” për të siguruar rimarrjen e mëtejshme.

“Tashmë është siguruar rreth 50% e territorit që u mor fillimisht,” tha Blinken në një intervistë për CNN-in të dielën.

“Janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës. Është e vështirë,” tha ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një ose dy javë, por për muaj.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti Volodymyr Zelenskiy u citua të ketë thënë se përparimi i kundërofensivës kundër forcave ruse ishte “më i ngadalshëm nga ç’dëshirohej”.

Ukraina ka rimarrë disa fshatra në jug dhe territorin përreth qytetit të rrënuar të Bakhmut në lindje, por nuk ka shënuar përparim të madh kundër frontit rus të fortifikuar rëndë.

I pyetur nëse Ukrainës do të marrë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA, Blinken tha se besonte se po.

“Është e rëndësishme të sigurohemi që kur t’i marrin, të jenë të trajnuar siç duhet, të jenë në gjendje t’i mirëmbajnë avionët dhe t’i përdorin ato siç duhet.”

Një koalicion prej 11 vendesh do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të përdorur avionët luftarakë F-16 në gusht në Danimarkë dhe një qendër trajnimi do të ngrihet në Rumani.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë F-16 të prodhuar nga Lockheed Martin, por këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha muajin e kaluar se nuk kishte vendim përfundimtar për dërgimin e tyre nga Uashingtoni.

Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se duhen të paktën 18 muaj për trajnimin dhe dorëzimin e avionëve.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë se 41 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur filloi agresioni i Rusisë në shkurt 2022./VOA

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika