Borrell me mesazhe të qarta thonë analistët, presioni te Serbia

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell theksoi se problem në kuadër të dialogut mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani në mes Kosovës dhe Serbisë. Por, analistët thonë se ky është më shumë presion për Serbinë, kurse janë të ndarë në mendime sa i përket largimit të masave

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Është në fund të mandatit të tij, megjithatë po provon të kryejë edhe disa punë.

Të hënën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borëell mbajti një konferencë për media.

Borrell foli për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se pret që ato të largohen, edhe nëse kjo ndodh gradualisht.

Pas këtyre fjalëve pothuajse punë të kryer largimin e masave po e konsideron politologu Fidan Ukaj.

“Në fakt ai ka besimin e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, rekomandimet e tij janë të rëndësishme sepse bazohen në fakte e argumente”, ka deklaruar Ukaj.

Borrell shtoi se pret edhe nga Kosova edhe Serbia respektimin e marrëveshjeve  të arritura në mes dy vendeve, sidomos respektimin e marrëveshjeve të Ohrit.

Këto deklarata më shumë Ukaj po i sheh si mesazhe për Serbinë.

“Jo vetëm Borell por edhe shtete të tjera të cilat kanë qenë të qarta me Serbinë, normalizimi i raporteve, vënia e sanksioneve ndaj Rusisë, distancimi me lindjen, mund të sjellin në rrugën drejt BE-së këtë shtet”, ka deklaruar Ukaj.

Ndërkaq, analisti politik Belgzim Kamberi thotë se Serbia tashmë po shihet si vend jokonstruktiv nga BE.

“Tashmë edhe me ngjarjet e fundit,  veçanërisht pas rastit të Banjskës, sidomos pas ftesës për bojkot  që të mos marrin pjesë në referendum nga ana e Beogradit zyrtar, tashmë po shihet me një si tjetër dhe jo konstruktive”, ka deklaruar Kamberi.

Kamberi sa i përket largimit të masave nga BE, thotë se edhe mund të zgjasë si proces.

“Heqja e plotë e sanksioneve, mbetet e vështirë pasi që varet nga vendet anëtare, duhet të ketë unanimitet nga vendet anëtare,  dhe duket se disa nga to,  Franca, Italia e të tjera që janë më skeptike dhe duan që të futet si kusht edhe hapa drejt formimit të Asociacionit”, ka vijuar ai.

Dialogu të mërkurën rikthehet me takime të nivelit të lartë pas afër gati një viti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika