Borrell pas sulmit në Stamboll: Lajm i tmerrshëm, qëndrojmë më popullin turk

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit në Stamboll, teksa të njëjtin e ka quajtur si lajm të tmerrshëm





Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur lajm të tmerrshëm, sulmin e së dielës në Stamboll.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se qëndron pranë popullit turk dhe familjeve të viktimave.

“Lajm i tmerrshëm nga Stambolli. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe me familjet e viktimave të sulmit të sotëm pasdite. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se informacionet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur rol në shpërthim.

Erdogan ka thënë se ngjarja e së dielës “mban erë terrorizëm”.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë sërish nesër. Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë”, ka thënë ai në një konferencë pas shpërthimit.

Ndërkaq, numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim ka shkuar në gjashtë, kurse i të lënduarve në 53.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit që ndodhi në rrugën “Istiklal”, ndërsa dyshohet për sulm terrorist.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika