Borrell takohet me Daçiq, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë, i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u takua të martën në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.

Në këtë takim u diskutua për dialogun dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Borrell e ka theksuar nevojën për t’i kapërcyer krizat eventuale ndërmjet dy vendeve.

Për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për të kapërcyer menaxhimin e përhershëm të krizës, dhe për këtë arsye pritet angazhim konstruktiv në propozimin e fundit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e ka vlerësuar pozitivisht ndërhyrjen publike të Presidentit Vuçiq për këtë çështje dje”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Në këtë takim është diskutuar edhe për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve. Borrell ka theksuar se secila marrëveshje e arritur në Bruksel duhet të respektohet, duke vënë theksin te themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Përfaqësuesi i Lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e Dialogut në pritje, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Borrell e ka nënvizuar rëndësinë e vënies së sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika