”Borxhi prej 1 milion eurosh paralizoi transportin publik në Prishtinë” – Gashi: Presim transferimin e mjeteve financiare që të rifillojmë punën menjëherë

Ilmi Gashi nga Shoqata e Trafikut Urban ka folur në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me protestën e transportuesve në kryeqytet.

Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit, duke theksuar se tash e një javë transporti publik në Prishtinë nuk është duke funksionuar.

Sipas tij, situata e krijuar është e imponuar dhe jo e dëshiruar.

“Nuk kemi ardhur me qejf në këtë gjendje, por jemi detyruar. Trafiku Urban, si kompani publiko-private, menaxhohet nga komuna dhe ne kemi një kontratë me të, ku paguhemi për kilometër për shërbimet që kryejmë. Në një moment të caktuar, borxhi total ndaj furnitorëve të naftës ka arritur në 1 milion euro”, tha ai.

Gashi shtoi se kontrata u ndërpre dhe si pasojë punëtorët nuk kanë marrë pagat, ndërsa operatorët tjerë kanë mbetur pa pagesat e tyre.

“Për këtë arsye u detyruam të ndërpresim punën në Trafikun Urban”, u shpreh ai.

Për shkak të situatës së krijuar, Gashi tha se tash e disa ditë janë në protestë.

Ai shpreson që mjetet financiare të kalojnë nga Ministria e Financave te Komuna e Prishtinës, në mënyrë që pastaj të alokohen për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve, çka do t’u mundësonte të rifillonin punën menjëherë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika