Bosnja po i verifikon pretendimet se armët e përdorura në Banjskë janë siguruar nga Tuzlla

Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë siguruar nga Tuzlla

Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës, ka thënë Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit të policisë.

Munjiq ka thënë se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë e tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiq.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka vendosur një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës dhe më pas e ka sulmuar Policinë e Kosovës.

Si pasojë e sulmeve, është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Më 3 tetor, Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit.

Prokuroria ka thënë se ai i ka “siguruar armët dhe pajisjet shpërthyese” nga Tuzlla, prej janarit të këtij viti deri më 24 shtator.

Xhevad Korman, drejtor i Administratës Policore në Kantonin e Tuzllës, ka thënë se Tuzlla është “në aspektin gjeopolitik më e përshtatshmja për një informacion të tillë”.

“Nuk kam ndonjë koment, mirëpo ndoshta është e gjitha pjesë e politikës së dikujt. Ne e dimë shumë mirë, nëse i analizojmë deklaratat e ditëve të fundit, që është vërtetuar se këto armë janë siguruar nga ushtria serbe. Nuk e përjashtoj që kanë ardhur prej kësaj zone, mirëpo dyshoj, sepse janë një numër agjencish që do të mund, apo do të duhej të dinin për këtë gjë”, ka thënë Korman./REL

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika