Deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar dëshmitë e dhëna në Hagë nga zyrtarë të lartë amerikanë.
Në Debat Plus, Brahimaj theksoi se dëshmitë e paraqitura nga figurat amerikane kanë qenë të bazuara ekskluzivisht në të vërtetën, dhe se kjo ka ndikuar fort në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Dëshmitarët që dëshmuan, zyrtarët amerikanë veç e veç. Secili në profilin e tij ka thënë vetëm të vërtetën. Në fakt kjo është një e mirë për UÇK-në dhe bukur e bezdisshme për Serbinë dhe për një pjesë të njerëzve në Kosovë, që do të mërziten shumë. Ka pas nëpër studio televizive që e kanë bërë rolin e gjyqtarit. Ministra që kanë thënë kem çu dëshmi, dosje në Hagë”, ka thënë Brahimaj.