Brajshori: Shoqëria në depresion kolektiv, mungesa e kontrollit social po çon drejt përshkallëzimit të dhunës

Sociologu Jeton Brajshori, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vrasjet dhe dhunën e fundit në Kosovë, ku vetëm një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës u vranë tre persona.

Ai ka thënë se brenda javës kanë ndodhur pesë vrasje.

“Brenda javës kemi pasur pesë vrasje. Kemi pasur vrasje në Gjakovë, kemi pasur vrasje në Klinë dhe i kemi tri raste që kanë ndodhur – dy vrasje dhe një vetëvrasje.”

“Këtu kemi të bëjmë me dobësimin e kontrollit social. Është dobësuar kontrolli që në familje, që në shkollë, që në komunitet. Këta janë faktorët kryesorë që po na çojnë drejt një jave kaq tragjike dhe kaq të dhimbshme në shoqërinë tonë.”

Brajshori tutje është shprehur se jemi përballë një depresioni kolektiv dhe se gjendja në terren është shumë më e keqe sesa mendohet.

“Në qoftë se nuk intervenohet shpejt, duke filluar nga familja, shkolla dhe komuniteti, atëherë këto raste do të vijnë duke u shumëfishuar, pasi traumat shfaqen shumë më vonë”, ka thënë ai.

Të fundit nga rubrika