Brenda 24 orëve në Shqipëri: Dy turiste humbin jetën, një zhduket në lumin Osum

Dy turiste të huaja kanë humbur jetën në shtegun Valbonë-Theth në veri të Shqipërisë, ndërsa një turist holandez është zhdukur në kanionet e lumit Osum, në jug të vendit

Policia e Tropojës në kërkim të trupave të dy turisteve në Qafën e Valbonës

Dy turiste të huaja kanë humbur jetën në shtegun Valbonë-Theth në veri të Shqipërisë, ndërsa një turist holandez është zhdukur në kanionet e lumit Osum, në jug të vendit.

Policia e Komisariatit të Tropojës bëri të ditur se është njoftuar pasditen e së martës (9 maj) se dy turistet, njëra me shtetësi belge dhe tjetra franceze, kanë qenë duke eksploruar zonën e Valbonës, ku janë rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur, por edhe motit të lig.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e pajetë në zonën e quajtur “Qafa e Valbonës”, në një zonë me terren të vështirë, ndërsa problem për ta kanë qenë kushtet atmosferike.

Në ndihmë të tyre për t’i nxjerrë trupat e pajetë, ka shkuar edhe skuadra alpine e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Nxjerrja e tyre ka qenë e pamundur, pasi moti i lig nuk e ka mundësuar as uljen e helikopterit në zonën ku janë gjetur turistet.

Ato nuk kanë qenë të shoqëruara me guidë apo persona që e njohin zonën malore.

Ndërkaq, një ditë më parë, në jug të Shqipërisë, në zonën e Skraparit, në kanionet e lumit Osum, është rrëmbyer nga rrjedha e ujit një turist holandez. Ai ka qenë duke eksploruar zonën, së bashku me bashkëshorten e tij, kur janë rrëmbyer nga uji.

Bashkëshortja e tij u gjet nga një grup turistësh që po vizitonin kanionet dhe u dërgua në spital, dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa 68-vjeçari nuk është gjetur ende, edhe pse polumbarët po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Edhe çifti i turistëve holandezë nuk ishte i shoqëruar nga ndonjë guidë turistike. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika