Brenda dy viteve, katër drejtorë të Arsimit në Fushë Kosovë

Pos vështirësive të shumta në sektorin e arsimit, Komuna e Fushë Kosovës po e ka një hall tjetër. Brenda dy viteve, një drejtor i arsimit është shkarkuar e dy të tjerë janë dorëhequr, e tash, është emëruar drejtori i katërt për këtë periudhë

Foto ilustrim

Dy dhanë dorëheqje dhe një tjetër u shkarkua. Brenda 24 muajve, Komuna e Fushë Kosovës, tani është bërë me drejtorin e katërt në Drejtorinë e Arsimit.

Samir Shahini, ka qenë i fundit që dha dorëheqje nga kjo pozitë, vendim të cilin e arsyetoi me shkaqe personale, por siç shkroi ai, pak edhe profesionale.

I kontaktuar nga televizioni, Shahini, tha të mos ketë pasur ndikime nga kryetari i komunës, por nga eksponentë të tjerë.

Por, diçka tjetër po thotë asambleisti nga radhët e PDK-së, Mirsad Qyqalla.

Mirsad Qyqalla, Asambleist PDK

“Normal përgjegjës për këtë pjesë duhet të jenë udhëheqësia, konkretisht kryetari aktual pasi një vit më parë ai u deklarua se nuk po mundet me gjetë një menaxher të mirë por është absurde me mendu që në një qytet me 70 mijë banor mos me qenë një i mirë”, ka thënë Qyqalla.

Ndërsa, asambleisti nga Lëvizja Vetëvendosje po hedh disa akuza të tjera për arsyet e gjithë këtyre dorëheqjeve.

“Për shkak të mos efikasitetit në punë sa i përket arsimit në komunën e Fushë Kosovës duke i pasur parasysh edhe punësimet në konkurset publike, premtimet elektorale, punësimet e militantëve dhe mos koordinimet me partnerët e koalicionit”, ka theksuar Hasani nga Vetëvendosje.

Vlonjat Hasani, Asambleist LVV

Para Samir Shahinit dorëheqje nga e njejta pozitë kishte dhënë edhe Islam Shabani por me arysyetim më direkt duke thënë që ka pasur mospajtime me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha.

E para Shabanit, nga po e njëjta pozitë ishte shkarkuar Adnan Bullatovci duke mos u dhënë asnjë arsye nga komuna e Fushë Kosovës.

Drejtor i arsimit aktual është zgjedhur Fadil Krasniqi, por në ueb-faqen e komunës, si kryetar figuron ende Samir Shahini.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika