Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet bllokadën e porteve iraniane.
Ai tha se reagimi i Londrës është i fokusuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pasi kjo, sipas tij, është mënyra më e shpejtë për të ulur çmimet e energjisë, raporton BBC.
I pyetur nëse e konsideron presidentin amerikan Donald Trump përgjegjës për ndikimin në faturat e energjisë në Britani, Starmer nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.
Ai tha se gjëja më e rëndësishme është bashkimi i vendeve për të kërkuar de-përshkallëzim të situatës dhe hapjen e ngushticës së Hormuzit.
Sipas tij, është Irani ai që ka shkaktuar kufizimet në qarkullimin e anijeve në Gjirin Persik, ndërsa theksoi se Britania nuk po përfshihet në luftë.
Trump konfirmon se bllokada amerikane e porteve iraniane do të fillojë të hënën
