Britania: Shpërthimi në spital me gjasë u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga Gaza

Qeveria britanike tha se ka ardhur në përfundim se shpërthimi shkatërrues në një spital në Gazë me gjasë është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga brenda territorit palestinez

Qeveria britanike tha se ka ardhur në përfundim se shpërthimi shkatërrues në një spital në Gazë me gjasë është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga brenda territorit palestinez, e jo nga një sulm ajror izraelit.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u tha ligjvënësve në Parlament se bazuar në vlerësimin e inteligjencës, “Qeveria britanike gjykon se shpërthimi me gjasë u shkaktua nga një raketë, që ishte lëshuar nga brenda Gazës drejt Izraelit”.

Ky përfundim përkon edhe me vlerësimet e zyrtarëve amerikanë dhe francezë lidhur me shpërthimin e 17 tetorit në spitalin Al-Ahli në Qytetin e Gazës.

Zyrtarët në Rripin e Gazës – që udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas – kanë fajësuar një sulm ajror izraelit dhe kanë thënë se si pasojë e shpërthimit janë vrarë pothuajse 500 persona. Ndërkaq, në një vlerësim të inteligjencës amerikane thuhet se mes 100 deri në 300 palestinezë ka gjasa që janë vrarë gjatë shpërthimit.

Militantët e Hamasit nisën sulme të koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të vazhdueshme në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Izraeli ka paralajmëruar një ofensivë tokësore në Gazë për të luftuar militantët e Hamasit. Megjithatë, nuk është dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodhë një sulm tokësor./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika