Britney Spears rikthehet në skenën muzikore me një bashkëpunim me Elton John

Kënga "Hold Me Closer" është publikimi i parë i këngëtares Britney Spears pas lirimit të saj nga kujdestaria ligjore që e kishte kontrolluar jetën e saj personale dhe financat për 13 vjet

Britney Spears dhe Elton John

Krijuesja 40-vjeçare e hiteve “Toxic” dhe “Womanizer” ka kënduar “Hold Me Closer”, një ribërje e këngës së Elton John’s “Tiny Dancer” të vitit 1971.

“Okie dokie … kënga ime e parë në 6 vjet. Është shumë mirë që po këndoj me një nga burrat më klasikë të kohës sonë,” shkroi Spears në një postim në Twitter këtë javë.

“Jam disi e tronditur … është një gjë shumë e rëndësishme për mua”, ka shtuar Spears.

Spears u lirua nga kujdestaria ligjore që e kishte kontrolluar jetën e saj personale dhe financat për 13 vjet.

Babai i saj Jamie Spears, i cili kishte kërkuar marrëveshjen e vendosur nga gjykata në 2008, u hoq nga posti i kujdestarit në shtator të vitit 2021. Ai ka thënë se qëllimi i tij i vetëm ishte të ndihmonte vajzën e tij të rikthente karrierën e saj ,pasi ajo pësoi një krizë të shëndetit mendor në vitin 2007, dhe se ai gjithmonë vepronte në interesin e saj më të mirë.

Në dhjetor 2021, Spears bëri të ditur se ajo nuk ishte ende gati të kthehej në muzikë. Albumi i saj i fundit në studio ishte “Glory” i vitit 2016.

“Pasi dëgjoi pjesën e parë të këngës në fillim të kësaj vere, Elton John e kuptoi se vokali i njohur i Britney Spears ishte prekja e përsosur për ta sjellë këngën në jetë”, thuhet në njoftim.

Në fillim të kësaj jave, John e prezantoi këngën në një restorant në jug të Francës, duke kënduar së bashku me mysafirët.

“Jam absolutisht i emocionuar që pata mundësinë të punoj me Britney Spears,” ka thënë John, shkruan Reuters.

“Ajo është me të vërtetë një ikonë, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop të të gjitha kohërave dhe ajo tingëllon mahnitëse në këtë këngë. Unë e dua shumë dhe jam i kënaqur me atë që kemi krijuar së bashku.”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika